Shënjestra e klubeve të mëdha si Liverpooli, Chelsea, AC Milani dhe Juventusit, Renato Sanchez ka kërkuar këtë vikend të largohet nga skuadra e Bayern Munichut.
Mesfushori u transferua te gjiganti në Bundesliga një vit më parë nga Befica për një tarifë prej 35 milionë euro, por nuk ka arritur të fitojë një pozitë startuese në klub, transmeton portali arbresh.info. Ai nuk është madje i përfshirë në skuadrën e trajnerit Carlo Ancelotti për këtë vikend dhe drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic, ka konfirmuar se transferimi i tij është duke u menduar.
“Ishte Sanches ai që kërkoi nga trajneri të largohet nga skuadra”, ka thënë Salihamidzic për ‘Sky Sport’.
20-vjeçari dëshiron të vendos për të ardhmen sa më shpejtë që është e mundur derisa e enjtja e ardhshme është afati përfundimtar për transferim.
Juventusi është i hapur në transferimin e tij në formë huazimi por Milani dëshiron opsionin për blerje./arbresh.info
As Obiliqi nuk i shpëton Prokurorisë, intervistohen disa të ...
Policia arreston tre ‘dilerë’ në Mitrovicë, gjen rreth 50 qe...
KEK në regjim të jashtëzakonshëm: 3 njësi të Kosova A në ope...
Suspendohen nga puna dy kirurgët, që u rrahën pak ditë më pa...
“Diskutim i hapur dhe miqësor”/ Osmani takohet me presidente...
I mbijetuari i “Natës së Tmerrit” në Mitrovicë: Nëna ime u v...