Shtatë herë kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, u nderua me titullin “Sir” mbrëmë në listën e nderimeve për Vitin e Ri në Britaninë e Madhe.
35-vjeçari këtë vit u bë ngasësi më i suksesshëm në Formula 1 në të gjitha kohërat. Ai e barazoi me shtatë tituj legjendën e Ferrarit, Michael Schumacher, ndërsa e mposhti gjermanin me 91 fitore në gara.
I vetmi vozitës me ngjyrë në këtë sport, i cili u rrit në strehim social si nip i imigrantëve nga Karaibet, e përdori profilin e tij si fushatë për bashkim dhe ka folur kundër padrejtësive racore.
Hamiltoni është ngasësi i katërt i Formula 1 që nderohet me këtë titull pas australianit Jack Brabham, Striling Moss dhe tri herë kampionit Jackie Stewart. Megjithatë, është i vetmi vozitës që e merr këtë titull derisa ende është aktiv në këtë sport.
Me këtë tiull u nderuan edhe fituesi i Tour de France, Bradley Wiggins, vrapuesi Mo Farah, tenisti Andy Murray, dhe Alastair Cook i kriketit, të cilët po ashtu janë ende sportistë aktiv.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...