Dy golat nga Alvaro Morata i siguruan një fitore me rezultat 2 me 0 Spanjës ndaj Maltës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, por ndeshja e mbrëmjes të së martës do të mbahet mend më shumë rreth faktit se me trajnerin Luis Enrique në detyrë është thyer rekordi për posedim të topit në një ndeshje me një përqindje të madhe prej 85.3.
Që nga koha kur ka nisur regjistrimi i të dhënave, asnjë skuadër nuk ka pasur një përqindje më të madhe se 83.5 për qind në posedim në një ndeshje kompetitive dhe Spanja sigurisht se ka mbetur e zhgënjyer që ata nuk e kanë kthyer këtë kontroll në më shumë se dy gola, transmeton portali arbresh.info.
Vizitorët finalizuan 874 pasime nga 949 përpjekje në përgjithësi, rekord i ngjashëm me atë të vendosur gjatë kohës së Julen Lopeteguit kur skuadra kishte 80 për qind të posedimit në një fitore 8 me 0.
Sergio Ramos bëri më së shumti pasime (133) ndërsa pas tij ishte mesfushori Rodri, i cili nuk është se kishte një nga performancat e tij më të mira.
Sergi Roberto bëri 114 pasime, ndërsa Sergio Canales finalizoi 102./arbresh.info/
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...