Trajneri maroken, Walid Regragui në konferencën e fundit para ndeshjes gjysmëfinale kundër Francës, ka deklaruar se skuadra e tij beson se mund të lë gjurmë tjera në Botërorin “Qatar 2022”.
“Sa më shumë pengesa që kalon rruga bëhet më e ndërlikuar. Tani do të luajmë kundër kampionit në fuqi, me lojtarë të mëdhenj dhe me trajnerin më të mirë në botë. Por, ne besojmë në kualifikim tutje dhe pse jo në fitimin e Kupës së Botës. Nuk ndihemi të lodhur aspak “, ka thënë Regragui.
Ai ka thënë se në fillim të turneut u ka thënë lojtarëve se kanë ardhur për të ndryshuar mentalitetin e kontinentit të tyre.
“Nuk kemi ardhur këtu rastësisht. Ne kemi besim dhe kemi pasur rrugëtimin më të vështirë. Shumë herë na kanë eliminuar, por ne ende jemi këtu. Do të luftojmë për të ecur përpara, për vendet afrikane, për botën arabe”, ka vijuar trajneri maroken.
Sa i përket futbollistit më të spikatur francez, Kylian Mbappe dhe duelit të tij me Achraf Hakimin, ai u shpreh: “Nëse dikush e njeh Mabppén më mirë se unë, ai është Hakimi. Nuk do të bëjmë asgjë të veçantë për ta ndaluar atë sepse për fat të keq Franca nuk është vetëm Mbappe”.
Ai në fund ka thënë se skuadra e tij do të ndihet në këtë ndeshje si në shtëpinë e vet, për shkak të mbështetjes së madhe nga tifozët. “Ne kemi tifozët më të mirë në botë, së bashku me argjentinasit dhe brazilianët, Ata janë njerëz që mund të vijnë nga çdo pjesë e botës për të mbështetur vendin e tyre. Ne do të luajmë si në shtëpi dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Regragui.
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...