Teksa qyteti spanjoll Valencia, është i përmbytur nga uji, kjo ka bërë që edhe ndeshja e fundjavës në La Liga, ajo mes Valencias dhe Real Madridit të shtyhet për një datë tjetër. E klubi i Real Madridit, ka bërë të ditur se ka ndarë një milion euro për të ndihmuar të prekurit nga përmbytjet në Valencia.
Në njoftimin zyrtar të Realit, thuhet se Fondacioni Real Madrid dhe Kryqi i Kuq kanë nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve që synon të mbështesë të prekurit nga kjo stuhi, transmeton Klankosova.tv.
Sipas tyre, Real Madridi ka vendosur të mbështesë këtë fushatë me donacionin prej një milion eurosh për të ndihmuar familjet e shumta që janë në një situatë kritike dhe kanë nevojë për ndihmë dhe solidaritet./klankosova/
Arsenal kualifikohet në finale të Carbao Cup, triumfon ndaj ...
Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak
Barcelona e mposht Albaceten dhe kualifikohet në gjysmëfinal...
Izraeli do ndërtojë në Shqipëri qendrën e parë të të dhënave...
Milani triumfon bindshëm në udhëtim tek Bologna
Protestat e fuqishme në Iran/ Më shumë se 50,000 njerëz të a...