Lajm i keq për trajnerin Carlo Ancelotti në prag të ndeshjes së Champions League me Napolin.
“Los Blancos” kanë zbritur në fushë paraditen e kësaj të marte për të zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Napolin.
Sipas raportimeve të medieve italiane, përveç lojtarëve me dëmtime afatgjate si Courtois, Militao, Vinicius, Tchouameni, Camavinga dhe Guler, grupit i kanë munguar në stërvitje edhe Luka Modric me Kepa Arrizabalaga.
Si mesfushori kroat ashtu edhe portieri spanjoll ishin në dyshim për ndeshjen kundër Napolit, por të dy kanë punuar veçmas dhe për këtë arsye nuk do të jenë pjesë e sfidës së Champions League.
Në mes të një emergjence, Ancelotti u desh të merrte nëntë lojtarë nga ekipi i dytë i Real-it dhe emrat që janë bashkuar në stërvitje me skuadrën e parë janë: Fran, Canizares, Pineiro, Asencio, Peter, Theo, Gonzalo, Mario Martín dhe Hugo./ss
Pacolli pret në takim ambasadorin Orav, diskutohet bashkëpun...
Ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi edhe në rigjykim dënohet me...
Bordi i Paqes lanson faqen zyrtare, vendosen edhe flamujt e ...
E rëndë: Sot i jepet lamtumira e fundit burrit që u godit pë...
Aktakuzë ndaj burrit që kërcënoi gazetarët në Viti
Mastantuono rigjen formën fizike, gati për përballjet vendim...