Reali i Madridit nuk do të marrë pjesë në Botërorin për Klube 2025, lajm që u dha nga trajneri Carlo Ancelotti. Formati ka ndryshuar dhe prej vitit të ardhshëm do të marrin pjesë 32 skuadra në këtë kompeticion.
Botërori për Klube, që me formatin e ri do të organizohet 1 herë në 4 vjet, do të mbahet në periudhën qershor-korrik 2025. Në SHBA. Në të njëjtat data si Kupa e Botës një vit më vonë (2026). 32 skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë:
4 nga Konfederata Afrikane, 4 nga Konfederata Aziatike, 4 nga Konfederata Amerikano-Veriore, 1 nga Oqeania, 6 nga Konfederata Amerikano-Jugore dhe 12 nga ajo Europiane. Dhe një nga vendi organizator.
“FIFA harron që skuadrat dhe futbollistët nuk do të marrin pjesë në Botërorin e ri për Klube… Një ndeshje e vetme e Realit vlen 20 mln euro, ndërkohë që FIFA dëshiron të na japë këtë shumë për gjithë turneun.
Ne do ta refuzojmë ftesën për të marrë pjesë në Botëror. Njësoj si ne do të veprojnë edhe shumë klube të tjera, nuk do të pranojnë pjesëmarrjen vitin e ardhshëm”, u shpreh tekniku emilian./Ss
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...