Real Madridi nuk ka hequr ende dorë nga kapiteni i Tottenham Hotspurit, Hugo Lloris. Reprezentuesi i Francës është duke u konsideruar si zëvendësues i Keylor Navas te “Los Blancos”.
Skuadra e Zinedine Zidanes pritet të transferoj një portier të ri gjatë merkatos së transferimeve verore dhe Thibaut Courtois nga Chelsea, David De Gea nga Manchester United janë emrat e rinj në listën e shkurtër të francezit, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, kampioni evropian është ende duke vëzhguar Hugo Llorisin, i cili është duke u konsideruar si shënjestër e mundshme në rast se ata dështojnë për të nënshkruar me ndonjërin nga yjet e lartpërmendur.
Lloris ka kontratë gjashtë vjeçare me skuadrën angleze që i ofron atij 100.000 funta në javë./arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...