Cristiano Ronaldos do t’i ofrohet një rritje page prej 10.5 milionë funta nga Real Madridi për të reduktuar mundësinë që portugezi të rikthehet ndonjëherë në Manchester United.
Sulmuesi është rikthyer në formë në kohë të duhur derisa po afrohet Kampionatit Botëror dhe penaltia e realizuar në minutën e fundit në ndeshjen kundër Juventusit i siguroi skuadrës në La Liga një vend në finale të Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Duke ditur rëndësinë e tij, ‘Los Blancos’ raportohet se kanë vendosur t’i ofrojnë një marrëveshje që i siguron atij 28 milionë funta në vit në mënyrë për tu siguruar që vazhdon të jetë i lumtur, raporton ‘AS’.
Rikthimi në Manchester United është përfolur disa herë gjatë merkatove të transferimeve, por nënshkrimi i një kontrate të re do të bënte që “Djajtë e Kuq” të tremben.

Neymari i PSG-së thuhet se fiton 30.5 milionë funta në kontratën e tij me klubin francez, ndërsa marrëveshja e Lionel Messit besohet se i ofron atij 39.5 milionë funta në vit.Megjithatë, pavarësisht rritjes së pagës së 33-vjeçarit, Real Madridi nuk ka thënë se kanë ndërmend t’i vazhdojnë kontratën e tij përtej datës aktuale të skadimit – 2021.
Ndeshja e ardhshme e Real Madridit është ajo kundër Bayern Munichut në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./arbresh.info/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj