Real Madrid ka vendosur të mos e rikthejë mesfushorin argjentinas Nico Páz për sezonin e ri.
Pas transferimit të talentit Franco Mastantuono, “Los Blancos” kanë zgjedhur të mos e aktivizojnë klauzolën për rikthimin e Páz, shkruan Arbresh.info.
Sipas Fabrizio Romanos, ai do të qëndrojë te Como gjatë kësaj vere.
Megjithatë, klubi madrilen mban ende kontroll të plotë mbi të ardhmen e lojtarit, pasi ka klauzolë riblerjeje prej 9 milionë eurosh në qershor 2026 si dhe prej 10 milionë eurosh në qershor 2027.
Paz ka shkëlqyer me Comon këtë sezon ku në 35 ndeshje ka shënuar gjashtë gola dhe nëntë asistime.
20-vjeçari ka qenë pjesë e Real Madrid Castillas, ku në 52 ndeshje ka shënuar 12 gola e 17 asistime.
Ai është paraqitu tetë herë me ekipin e parë madrilen ku ka realizuar një gol./Arbres
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin