Parisi mbrëmë u shpall kampion i Champions League duke e mposhtur në finale Interin me rezultat 5-0.
Ky ishte triumf historik për ta pasi ishte trofeu i parë i CHL-së, shkruan Arbresh.info.
Pas këtij suksesi shumë klube e uruan Parisin, ndër to edhe klubi më i suksesshëm në histori të këtij kompeticoni, Real Madridi.
Madrilenët patën një urim të veçantë edhe për trajnerin Luis Enrique.
Enhorabuena al @PSG_inside y a su afición por su merecida Champions League 2024-2025. Y nuestra felicitación más especial para nuestro querido Luis Enrique, con un emocionado y cariñoso recuerdo para su hija Xana.
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 1, 2025
“Urime për PSG dhe tifozët e tyre për triumfin e merituar në Ligën e Kampionëve 2024-2025. Dhe një urim i veçantë për të dashurin tonë Luis Enrique, me një kujtim të përzemërt dhe plot dashuri për vajzën e tij Xana”, ka shkruar Real Madridi në X.
Kujtojmë se Parisi këtë sezon fitoi edhe Ligue 1 dhe Kupën e Francës./Arbresh.info
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...