Real Madridi raportohet të jetë i gatshëm për të shitur dyshen James Rodriguez dhe Gareth Bale në mënyrë për të nënshkruar me sulmuesin e Paris Saint Germainit, Kylian Mbappen.
Derisa ‘Los Blancos’ janë duke u përfolur për transferimin e lojtarëve me profil të lartë, është mirë e dokumentuar se gjiganti spanjoll duhet fillimisht të bëjë disa shitje, transmeton portali arbresh.info.
Meqenëse Mbappe është e ditur se është në radarin e tyre, Calciomercato pretendon se Real Madridi dëshiron të ndaj rrugët me Rodriguezin dhe Balen gjatë dy merkatove të ardhshme të transferimit.
Pavarësisht nëntë paraqitjeve qysh pas rikthimi nga dy sezone si një i huazuar te Bayern Munichu, Rodriguez është përfolur për kalim te skuadra në Serie A – Napoli.
Bale ka qenë i përfshirë rregullisht në skuadrën e parë këtë sezon, ndonëse Real Madridi dhe reprezentuesi uellsian do të mirëpresin largimin në rast se një marrëveshje i përshtatet të dy palëve./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...