Real Madridi nuk do të bashkëpunojë në procesin e rimbursimit të UEFA-s për tifozët që morën pjesë në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit të kaluar, duke thënë se kompensimi i propozuar nga UEFA ishte “i pamjaftueshëm”.
Finalja në Paris u vonua me 36 minuta pasi mijëra tifozë të Liverpoolit nuk mundën të futeshin në “Stade de France” për ndeshjen e 28 majit, të cilën Real Madrid e fitoi 1-0.
Policia franceze u filmua duke përdorur gaz lotsjellës ndaj tifozëve, përfshirë gra dhe fëmijë.
Edhe pse UEFA fillimisht fajësoi tifozët e klubit anglez për kaosin, organi drejtues më vonë kërkoi falje pas publikimit të një rishikimi të pavarur, shkruan telegrafi.
Të martën, UEFA tha se do të rimbursonte tifozët e Liverpoolit që morën pjesë në finalen e vitit të kaluar në Paris dhe klubi anglez konfirmoi se do të zbatonte një skemë rimbursimi për të mbuluar të gjitha biletat e klubit për finalen.
Sipas UEFA-s, tifozët e Real Madridit dhe tifozët neutralë që plotësojnë kriteret e rimbursimit do të rimbursohen, por klubi nuk ka pranuar bashkëpunimin, duke thënë se kompensimi i propozuar është i pamjaftueshëm.
Biletat për finalen kushtojnë nga 74 deri në 733 dollarë.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...