Real Madridi është duke u përpjekur për të gjetur klube të reja për 14 lojtarë këtë verë.
Gareth Bale, Keylor Navas dhe Dani Ceballos janë tre lojtarët me profilin më të lartë aktualisht në Madrid që shpresojnë për largim gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
Përveç tyre, Marcos Llorente dhe Sergio Reguilon, i cili për një kohë të gjatë është përzgjedhur si një mbrojtës i krahut të majtë këtë sezon para Marcelos, raportohet nga Marca gjithashtu se do të jenë në dispozicion në merkato.
Qendërmbrojtësi Jesus Vallejo, i cili nuk është shfrytëzuar aq në fushë këtë sezon dhe u përjashtua në Real Sociedad të dielën, do të jetë gjithashtu në dispozicion për klubet e tjera.
Raporti nga gazeta spanjolle thekson gjithashtu se një numër lojtarësh rikthehen nga marrëveshjet huazuese dhe do të largohen sërish ose në formë të përkohshme ose përhershme.
James Rodriguez, Mateo Kovacic, Theo Hernandez, Borja Mayoral, Oscar, Raul de Tomas dhe Martin Odegaard do të largohet po ashtu.
Raporti sugjeron se për lojtarët e tjerë që nuk janë përmendur, ofertat mund të konsiderohen gjithashtu. Mariano Diaz, Brahim Diaz, Isco dhe Lucas Vazquez janë të përfshirë po ashtu./arbresh.info/
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...