Real Madridi ka siguruar fitore në ndeshjen më të rëndësishme në La Liga këtë edicion në udhëtim te Celta Vigo.
‘Los Blancos’ kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt titullit të parë në La Liga pas pesë viteve në ndeshjen e zhvilluar si mysafirë kundër Celta Vigos, shkruan portali arbresh.info.
Gjiganti spanjoll është rikthyer në krye të tabelës me tre pikë më shumë se Barcelona pas dy super golave nga sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo, një goli nga bashkëlojtari i tij në front – Karim Benzema dhe i fundit nga Toni Kroos.
‘Los Blancos’ shënuan fitore me rezultat 1 me 4 në ndeshjen e xhiros së 21 në La Liga ndaj skuadrës së Eduardo Berizzos që shënoi vetëm një herë përmes sulmuesit qendror John Guidetti.
Real Madridit, që ka shënuar të paktën një gol në çdo ndeshje në La Liga këtë sezon, tani i duhet vetëm një pikë për siguruar trofeun që për herë të fundit e ngritën në vitin 2012./arbresh.info
https://streamable.com/a2bpt
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja