Real Madridi thuhet se ka përgatitur një ofertë prej 85 milionë euro plus dy lojtarë, për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Manchester Untied – Paul Pogbas.
Pavarësisht shprehjes së dëshirës për një sfidë të re gjatë verës, Pogba ka vazhduar qëndrimin në Old Trafford për pjesën e parë të edicionit, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, spekulimet parashikojnë një largim të mundshëm në janar, veçanërisht pasi United është dashur të luaj në mungesë të reprezentuesit të Francës që nga shtatori për shkak të lëndimit.

Bazuar në një raport nga El Desmarque, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i lumtur për propozuar një marrëveshje që përfshinë para të gatshme dhe dy lojtarë për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit.
Raporti pretendon se drejtori i ‘Los Blancos’ dëshiron të përfshijë në marrëveshje James Rodriguezin dhe Mariano Diazin në çfarëdo marrëveshje për nënshkrimin me fituesin e Kampionatin Botëror.
United me gjasë do të refuzoj ofertën për shkak se gjiganti në Premierë Ligë e vlerëson Pogban me një tarifë prej 150 milionë euro./arbresh.info/
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...