Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni ka përfunduar në radarin e gjigantit spanjoll, Real Madridit.
Bastoni është një mbrojtës qendror 22-vjeçar që luan për Interin dhe tashmë ka treguar formë të lartë, duke bërë shumë klube të interesohen për të.
Sipas mediave italiane, Real Madridi është i interesuar për nënshkrimin e Bastonit.
Sipas mediat në Itali, mbrojtësi shtatlartë pëlqehet shumë nga trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti.
?⚪️ Bastoni interesa al Real Madridhttps://t.co/kVRCeBJP6K
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) September 28, 2021
Bastoni ka një kontratë me Interin deri më 30 qershor të vitit 2024 dhe një vlerë tregu prej 60 milionë eurosh, një çmim që, në parim, Real Madridi nuk do ta paguante.
Italiani i bashkohet Antonio Rudigerit si kandidatë për të përforcuar mbrojtjen e Real Madridit për sezonin e ardhshëm.
Refuzohet kërkesa e Barcelonës për ta shtuar për 17 mijë kap...
KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Pe...
Stërvitja Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Vengu: Paniku i Beogradit ...
Vuçiç kërkon nga Sorenseni angazhim më aktiv të BE-së në dia...
Kurti takohet me ambasadorin italian, diskutojnë zhvillimet ...
Trajneri i Celjes flet para përballjes me Dritën: Duhet të j...