Drita nesër luan përballjen e kthimit ndaj Celjes në kuadër të play-offit të Ligës së Konferencës.
Takimi nis nga ora 18:45 dhe rezultati nga përballja e parë është 3-2 në të mirë të sllovenëve, shkruan Arbresh.info.
Në konferencë për media para disa çastesh ka dal trajneri i skuadrës vendase, Ivan Maevskiy.
Ai vlerësoi Dritën, dhe tha lojtarët e tij duhet të japin më shumë se 100% nga vetja e tyre.
“Nëse nuk do jemi 100% ndaj Dritës, do kemi probleme. E shihni futbollin e sotëm, dje Bodo Glimt e eliminoi Interin, duhet të japim 120% nga vetja për të kaluar tutje.”
Më tej ai vlerësoi pushimin që kanë pasur gjatë fundjavës në garat kampionale.
“Pushimi në fundjavë ka qenë një avantazh, jemi kthyer të enjten vonë dhe natyrisht ne kemi bërë më të mirën me një ditë shtesë. Kemi diskutuar për ndeshjen e parë për gjërat e mira dhe të këqija. Gabimet duhet të jenë të minimizuar. Kemi analizuar të dy pjesët.”
I pyetur nëse ka trajnuar me lojtarët e tij penalltitë për këtë sfidë ai tha një përgjigje të qartë.
“Nuk i kemi trajnuar penalltitë, kam besim te lojtarët e mi për nesër”, u përgjigj ai.
Në ndeshjen e parë Drita ishte në disavantazh prej dy golave mirëpo u kthye për 2-2. Teksa, Celje realizoi në minutën e fundit për 3-2./Arbresh.info
Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, flasin për ...
Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin...
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...
Kurti dhe Spiropali diskutojnë për hekurudhën Gjakovë–Shkodë...
Kurti për NZZ: Askush në rajon s’ka as vullnet e as kapacite...