Real Madridi është larguar me tri pikë nga Santiago Bernabeu pasditen e sotme (e shtunë).
‘Los Blancos’ fituan me rezultat të ngushtë 3 me 2 ndeshjen e xhiros së katërt në kuadër të La Ligas kundër Levantes së Enis Bardhit, shkruan portali arbresh.info.
Karim Benzema (25′, 31′) realizoi dy herë në pjesën e parë plotësisht të dominuar nga nikoqirët teksa Casemiro ishte autori i golit të tretë pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes.
Sidoqoftë, mysafirët ngushtuan disavantazhin me anë të Borja Mayoral në minutën e 49′ duke mos festuar ndaj ish skuadrës së tij. Goli i tjetër u realizua nga Gonzalo Melero në minutën e 75′ duke rindezur plotësisht ndeshjen.
Por, pavarësisht presionit të vazhdueshëm, Levante nuk arriti të gjej golin e barazimit.
Eden Hazard shënoi debutimin gjatë pjesës së dytë duke u inkuadruar në minutën e 60′, katër minuta para se Enis Bardhi të hynte gjithashtu në fushë te skuadra e tij duke zëvendësuar Nikola Vukecevic.
Real Madridi me tetë pikë pas katër ndeshjeve qëndron në pozitën e dytë – një më pak se Atletico me një ndeshje më pak dhe si lidere e tabelës, ndërsa Levante ka gjashtë pikë dhe qëndron në pozitën e pestë./arbresh.info/
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos