Bazuar në një raport së fundmi nga L’Equipe, reprezentuesit e Real Madridit janë duke u përpjekur për të bindur trajnerin Zinedine Zidane për të aprovuar transferimin e Christian Eriksenit.
Mesfushori danez ka lënë të kuptohet se është e mundshme të largohet nga Tottenhami gjatë merkatos verore të transferimeve pas finales së Ligës së Kampionëve të humbur në Madrid kundër Liverpoolit, transmeton portali arbresh.info.
Eriksen konsiderohet nga të gjithë si njëri nga mesfushorët më kreativ në botën e futbollit sot, gjë që është edhe arsyeja primare pse është duke u përfolur kaq shumë për kalim në Bernabeu.
Real Madridi tashmë ka një numër të madh yjesh në skuadër dhe me këtë në mendje, nuk duket sikur Eriksen do të jetë vazhdimisht startues në skuadrën e parë.
Nëse ka diçka që kemi mësuar gjatë viteve, padyshim se është mosbesimi ndaj gjykimeve të Zidanes kur bëhet fjalë me ish lojtarët e Tottenham Hotspurit (si rasti i Gareth Bale)./arbresh.info/
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...