Real Madridi po i afrohet zyrtarizimit të objektivit kryesor të transferimit, pas disa muajsh interesi. Jude Bellingham ka qenë prioriteti i parë për Florentino Perez, dhe ai është gati të nënshkruaj ‘njeriun e tij’.
Sipas gazetës Marca, Real Madrid do të lidhë një marrëveshje për Bellingham javën e ardhshme, pas përfundimit të sezonit të Bundesligës.
Borussia Dortmund është në prag të fitimit të titullit, dhe pasi të përfundojë sezoni i tyre, pritet të finalizohet marrëveshja me Real Madridin.
Real Madrid tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Bellingham, dhe marrëveshja e tarifës me Dortmundin është pengesa e fundit.
Real Madridi arrin marrëveshje me Bellingham, gati edhe me Dortmundin
Një marrëveshje në parim është arritur, por negociatat janë pezull deri në fund të sezonit të Bundesligës.
100 milionë euro do të jenë pika e fillimit, do të përfshihen disa bonuse për ta rritur çmimin dhe dhe nuk pritet të ketë shumë komplikime kur bisedimet të rifillojnë javën e ardhshme.
Manchester City dhe Liverpool kanë rënë nga gara në ndjekjet e tyre për Bellingham, dhe Real Madridi është gati të marrë lojtarin e tyre.
Planet e Florentino Perez për ekipin e sezonit 2023/24 – Real Madridi i së ardhmes kalon tek të rinjtë
Mesfushori anglez thuhet se do të nënshkruaj një kontratë gjashtëvjeçare me klubin mbretëror,
Bellingham përveç pranisë së tij me Anglinë në Botërorin e Katarit, ka marrë pjesë në 42 ndeshje me Dortmund këtë sezon, duke shënuar 14 gola dhe pesë asistime. /Telegrafi/
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...