Real Madridi apelon për kartonin e kuq të Federico Valverdes ndaj Atleticos

08:34 | 24 Mars 2026
D.H

Real Madrid pritet të paraqesë një ankesë zyrtare pas kartonit të kuq të marrë nga Federico Valverde në ndeshjen ndaj Atlético Madrid.

Sipas raportimeve nga COPE, madrilenët do të dorëzojnë prova me video për të mbrojtur mesfushorin uruguaian.

Sipas tyre bëjnë të ditur se pamjet tregojnë qartë se:

  • Valverde ka shkuar drejt topit dhe jo drejt kundërshtarit
  • Këmba e tij nuk ka qenë në lartësi të rrezikshme
  • Nuk ka pasur qëllim dhune apo rrezik për lëndim

“Los Blancos” besojnë se vendimi i gjyqtarit ka qenë i ashpër dhe po synojnë anulimin e kartonit, që do të ishte një lajm i madh për skuadrën në vazhdim të sezonit.

Tani mbetet të shihet nëse komisionet disiplinore do ta pranojnë apelin e klubit madrilen./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale