Nëse nuk ka një kthesë të papritur, mesfushori 22-vjeçar i Monacos dhe i kombëtares franceze Aurelien Tchouameni do të luajë për Real Madridin sezonin e ardhshëm.
Këtë e bën të ditur AS, duke cituar burime franceze, duke shtuar se negociatat me lojtarin janë kryer personalisht nga presidenti i Realit, Florentino Perez.
Negociatat u intensifikuan në mars dhe lojtari nuk e fshehu dëshirën për t’u transferuar te Reali dhe tashmë i ka njoftuar bashkëlojtarët për planet e tij.
Me thirrjen e Realit, ai nuk kishte nevojë të mendonte shumë për këtë. Mesfushori i Monacos ka luajtur 50 ndeshje për klubin këtë sezon. Ai shënoi pesë gola dhe asistoi tre herë.
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...