Real Madrid nuk arritur ta fillojë me fitore epokën e re nën drejtimin e Xabi Alonso, pasi një pritje e Yassine Bounou (Bono) në minutat shtesë i ka siguruar Al Hilal një barazim të vlefshëm 1-1 në ndeshjen hapëse të Grupit H në Kupën e Botës për Klube, zhvilluar në stadiumin “Hard Rock” në Miami.
Debutimi i Alonso në stolin e Real dhe paraqitjet e para të Dean Huijsen dhe Trent Alexander-Arnold në fanellën e bardhë kanë shënuar fillimin e një kapitulli të ri për klubin madrilen. Edhe Al Hilal ka pasur një fytyrë të re, me ish-trajnerin e Inter, Simone Inzaghi, që e ka drejtuar për herë të parë ekipin nga Rijad.
Skuadra saudite e ka nisur më mirë takimin, me Sergej Milinkovic-Savic që e ka detyruar Courtois të ndërhyjë në minutat e para, ndërsa Marcos Leonardo ka shpërdoruar një rast ideal pas një pasimi të mirë nga Salem Al-Dawsari. Më pas, Renan Lodi ka menduar se e ka kaluar Al Hilal në epërsi, por goli është anuluar për pozicion jashtë loje. Al Hilal ka qenë dukshëm më këmbëngulës, dhe ka rrezikuar seriozisht edhe me një goditje me kokë të Al-Tambakti pas një krosimi nga këndi.
Megjithatë, ka qenë Real Madrid që ka shënuar kundër rrjedhës së lojës: një kundërsulm i shpejtë në fundin e pjesës së parë ka përfunduar me Gonzalo Garcian që ka realizuar pas një pasimi të nga Rodrygo.
Gëzimi i spanjollëve ka zgjatur pak, pasi Raul Asencio ka shkaktuar një penallti ndaj Leonardo dhe Ruben Neves e ka konkretizuar atë duke barazuar shifrat për Al Hilal para pushimit.
Pjesa e dytë ka nisur me hyrjen në lojë të Arda Guler, që ka qenë pranë golit me një goditje që e ka përplasur traversën pas një pasimi nga Vinícius Júnior. Më pas, Vinicius ka asistuar sërish për Gonzalo Garciaa, por Bono e ka ndalur.
Drama ka kulmuar në fundin e ndeshjes kur, pas një rishikimi të gjatë nga VAR, gjyqtari Facundo Tello ka akorduar penallti për Real Madrid pas një prekje me dorë të Mohammed Al-Qahtani në zonë. Por në momentin vendimtar, Bono është shndërruar në hero, duke ndalur goditjen e Valverdes dhe duke i dhënë Al Hilal një pikë të merituar në këtë përballje të fortë./rtk
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...