Skuadra e Carlo Ancelottit nuk është duke pasur formë të mirë në ligë, por nëse sonte arrijnë të shënojnë fitore në Ligën e Kampionëve atëherë do të vendosin një rekord të ri me më së shumti fitore radhazi.
Real Madrid mund të bëhet skuadra e parë në historinë e Ligës së Kampionëve që shënon 11 fitore radhazi, nëse arrin ta mposhtë skuadrën e Schalkes sonte në Santiago Bernabeu.
Skuadra e Carlo Ancelottit i ka fituar 10 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve, që kur humbi me rezultat 2-0 nga Borusia Dortmund në ndeshjen e kthimit në muajin prill të vitit të kaluar.
Fitoret ndaj Bayernit në gjysmëfinalet e Ligës së kampionëve, pasuan me një fitore dramatike në finalen e luajtur në Lisbonë ndaj rivalëve nga Madridi, Atletico Madrid, më pas fitoret në fazën e grupeve ndaj Basel, Liverpool dhe Ludogorets (nga dy fitore me secilën), dhe fitorja me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Schalkes muajin e kaluar.
Një fitore sonte do ta bënte skuadrën e Ancelottit, më të mirë se ajo e Bayernit që shënoi 10 fitore radhazi në vitin 2013.
Barcelona me 9 fitore radhazi, Dortmundi me 8 fitore radhazi dhe përsëri Barcelona me 7 fitore radhazi e përmbyllin top pesëshen e skuadrave me më së shumti fitore radhazi në historinë e Ligës së Kampionëve./arbresh.info/
Macron: duhet t’i kishim dëgjuar udhëheqësit lindorë p...
Kearns: Sllogani i Djokoviqit me rrënjë të spastrimit etnik
FFK garanton siguri për tifozët rumunë
Një polic i lënduar në veri
Ish-ambasadori amerikan në NATO: Kosova e teproi në veri, po...
Dëshmi të reja: Serbi i arrestuar në veri kishte qenë ushtar...