Real Madrid i është bashkuar garës për shërbimet e sulmuesit të Borussia Dortmund-it, Jadon Sancho, i cili kërkohet edhe nga Manchester United.
Sipas Le10Sport, prioriteti i “Mbretërve” mbetet ylli i Rennes, Eduardo Camavinga dhe i Bayer Leverkusen-it, Kai Havertz, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se nëse United nuk do arrij që këtë verë të transferojë Sancho-n, atëherë Real-i në verën e ardhshme do bëjë presion për ta transferuar.

Kartoni i anglezit është rreth 100 milionë euro dhe Dortmund e ka konfirmuar se kjo vlerë nuk zbritet.
Sancho gjatë këtij sezoni ka shkëlqyer duke shënuar 20 gola dhe dhënë 20 asistime në 40 paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...
Kurti: Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen padrejtësisht sepse g...
Haxhiu: 17 shkurti u arrit me sakrificën e dëshmorëve
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...