Real Madrid ka refuzuar idenë që mesfushori, Dani Ceballos te huazohet te Valencia sepse nuk duan që rivali të përforcohet.
Ceballos që nga afati veror ka qenë huazim te Arsenali, por që nga nëntori nuk ka luajtur, transmeton portali arbresh.info.
Spanjolli në pesë ndeshjet e fundit ka qenë rezervë e panevojshme, gjë që ka bërë të mos jetë i kënaqur.
Sipas Marca, Ceballos dëshiron rikthimin në Spanjë, por “Los Blancos” kanë refuzuar mundësinë që lojtari t’i bashkohet Valencias, klub me të cilin mund të përballet në Copa del Rey.

23-vjeçari kërkon më shumë minutazh me dëshirën për tu rikthyer në skuadrën e Kombëtares së Spanjës për Euro 2020.
Real Betis gjithashtu është i interesuar, por nuk dihet nëse Madrid do ta lejojnë të luajë për klubin që renditët në pozitën e 12-të në tabelë.
Mbetet të shihet nëse sot (e hënë) do luajë me Bournemouth./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...