Real Madrid është duke monitoruar situatën e Paul Pogbas në Manchester United.
Mesfushori francez ka më pak se një vit të mbetur në kontratën e tij me klubin dhe është i lirë të nis bisedimet me ndonjë klub tjetër që në janar.
Pogba luajti për Francën në Kampionatin Evropian të kësaj vere, por pavarësisht kësaj paraqitjes dinjitoze në fillim të sezonit, ai nuk po gëzon formë të mirë në këto ndeshjet e fundit.
Sipas “Marca”, “Los Blancos” po monitoron situatën e Pogbas me klubin e “Old Trafford”, me synimin për të nënshkruar me të për të zëvendësuar lojtarët e tyrë në moshë.
Sipas raportimeve, ai shihet si zëvendësues i denjë i Luka Modric e Toni Kroos të dilët tashmë mund të konsiderohen si lojtarë në moshë.
Nga ana tjetër, largimi i Pogbas nuk parashihet të ketë ndikim të madh te Ole Gunnars Solskjer, pasi tekniku norvegjez shpesh ka zgjedhur të mos e përdor atë edhe në disa ndeshje të mëdha./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...