Real Madrid po monitoron tre futbollistë të Manchester United me synimin për të marrë dikë prej tyre gjatë merkatos së verës.
Shtypi anglez ka shkruar prej kohësh se “Los Blancos” po ndjek portierin David de Gea, teksa kohët e fundit janë lakuar edhe emrat e Paul Pogba dhe Anthony Martial dhe i sakrifikuari mund të jetë Gareth Bale.
Real Madrid e di mirë se United pëlqen Bale dhe është gati ta fusë në tratativa, teksa në të kaluarën “djajtë” janë interesuar edhe për mesfushorët e qendrës Modric dhe Kroos, por transferimi i tyre është më i vështirë.
De Gea ka një kontratë deri në vitin 2020 me United dhe nëse nuk rinovon gjatë verës është e qartë se dëshiron të shkojë në “Bernabeu”, ashtu si flitet prej kohësh. Ai mund të shkëmbehet kokë më kokë me Bale, që qëndroi në stol për 90 minuta gjatë çerekfinales së Champions Leauge.
Kohët e fundit, francezët Pogba dhe Martial nuk kanë luajtur shpesh te United dhe nëse situata vazhdon e tillë, Real do të interesohet për ta duke qenë se çmimi i ka rënë ndjeshëm.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...