Real Madrid kërkon transferimin e yllit të Liverpoolit, Sadio Mane në fund të sezonit.
Mane është lojtari kryesor në “Reds” që nga viti 2016 dhe ka shënuar 72 gola në 148 paraqitje, transmeton portali arbresh.info.
Për momentin ky i fundit ka kontratë trevjeçare e gjysmë, mirëpo disa spekulime thonë se është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re në “Anfield”.

Sipas Mundo Deportivo, “Los Blancos” janë duke shfaqur interesim të madh për senegalezin.
Madrilenet transferuan gjatë verës Eden Hazard nga Chelsea, mirëpo janë duke kërkuar zëvendësimin adekuat të Gareth Bale.
Disa raportime thonë që 13-herë kampioni i Evropës është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për senegalezin./arbresh.info.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...