Real Madridi dhe Liverpooli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vitit në Evropë.
Mbretërit dhe Reds do të ndeshen mes vete në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet në sonte (e shtunë).
Kjo përballje gjigante do të fillojë nga ora 20:45 dhe do të zhvillohet në Olimpic Stadium të Kievit në Ukrainë.
Trajneri Zinedine Zidane ka vendosur të startojë me formacionin më të mirë, ku Isco do të luaj pas shpinës së Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzemas.
Jurgen Klopp në anën tjetër nuk ka ndryshime në formacionin dhe vendosjen e tij, ku ka vendosur t’i besojë treshes sulmuese Salah-Firmino-Mane.
Real Madrid: Navas; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Casemiro, Modric, Kross; Isco; Ronaldo, Benzema.
Liverpool: Karius; Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Henderson, Milner, Wijnaldum; Salah, Mane, Firmino;
Shikuese e “FermaVip”, Dafina Zeqiri mbështet këtë fermere
Tahiri komenton deklaratat e Gecit: Kushdo që fyen Thaçin e ...
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella