Real Madridi ka bërë thirrje që organizatorët e finales së Champions League të mbajnë përgjegjësi për cenimin e sigurisë. Klubi nga Madridi kërkuar që organizatorët të mbajnë përgjegjësi për skenat e pakëndshme, të cilat ndikuan në vonesën e ndeshjes.
“Ne besojmë se diçka që duhet të ishte një festival i mrekullueshëm futbolli për të gjithë tifozët që ndoqën ndeshjen, u shndërrua shpejt në një seri ngjarjesh fatkeqe që kanë shkaktuar një ndjenjë zemërimi në mbarë botën”, ka theksuar klubi në një postim në faqen e tij.
“Tifozët dhe mbështetësit tanë meritojnë një përgjigje dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi në mënyrë që ngjarje si këto të zhduken nga futbolli dhe nga sporti në përgjithësi”.
Në finalen e zhvilluar në Paris Real Madrid fitoi Kupën e Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Liverpoolin me rezultat minmal 1-0./RTK/
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...