Eduardo Camavinga duket se karrierën e tij do ta vazhdoj te Real Madridi.
Super talenti francez është duke mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij në Ligue 1 këtë edicion me Stadde Rennes.
Mesfushori i talentuar ka luajtur në 32 takime këtë edicion duke shënuar një gol dhe duke bërë një asistim.
17-vjeçari është ndjekur që dy vite nga gjiganti spanjoll Real Madrid që tani janë të gatshëm ta transferojnë atë.
E përditshmja spanjolle Marca ka raportuar se Los Blancos kanë bërë gati një ofertë të lartë për Rennesin që ta transferojnë francezin.
Besohet se Real Madrid do të ofrojë 70 milionë euro që ta transferojnë talentin e madh francez në Santiago Bernabeu.
Camavinga llogaritet si e ardhmja e futbollit francez, derisa te Reali e shohin si zëvendësuesin adekuat të brazilianit Casemiro.
Gjithsesi interesim për lojtarin kanë shfaqur edhe skuadrat tjera të mëdha si Juventus, Bayern Munich e Chelsea, por që Reali mbetet skuadra favorite për t’i fituar shërbimet e tij.
“Mirë se erdhe Vjosë në shtëpi”, LDK del me videomesazh për ...
E dhimbshme: Nesër varroset Rifat Stojkaj, sekretari i AAK-s...
Maqedonci: Me misionin në Gazë u kthejmë borxhin partnerëve
Lionel Messi i dërgon mesazh Barcelonës pasi fituan titullin...
Helen Fraser nis dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëv...
Ministri shqiptar në Bruksel: Zgjerimi i BE-së është garanci...