Real Madrid ka interesim për mbrojtësin e Sevilla-s, Jules Kounde, i cili ka kaluar një super sezon në La Liga.
Sipas ESPN, trajneri Zinedine Zidane ishte i interesuar për të transferuar Kounde edhe sezonin e kaluar, por “Los Blancos” transferuan Eder Militao-n, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, kampioni i Spanjës do provojë transferimin e francezit në verë shkaku i fizikut dhe stilit të lojës, i cili pëlqehet shumë nga Zidne.
Francezi këtë sezon bëri përformanca të mirë pranë Diego Carlos, të cilin Real-i e ka vëzhguar gjithashtu, por preferojnë Kounde shkaku i moshës.

Kontrata e talentit skadon në vitin 2024, kurse vlera e tij është 35 milionë euro.
Shkaku që Sevilla ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, lojtari vështirë që do largohet gjatë verës.
Këtë sezon Kounde ka bërë 36 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar dy gola dhe regjistruar një asistim./arbresh.info.
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave