Real Madrid synon të rikthejë në skuadër disa lojtarë për të përforcuar skuadrën.
Gjiganti spanjoll ka komunikuar me Real Sociedad-in për rikthimin e Martin Odegaard, ndërsa tani janë duke konsideruar rikthimin e Dani Ceballos, i cili sezonin e kaluar ishte huazim te Arsenal, transmeton portali arbresh.info.
Gjërat kanë ndryshuar që nga eliminimi në Ligën e Kampionëve nga City dhe Zidane synon ta përforcojë mesfushën.

Ceballos ka impresionuar me “Topçinjtë” dhe Zidane është në dijeni, andaj thuhet se ka kërkuar nga presidenti Florentino Perez, ta rikthejë lojtarin.
Sidoqoftë, Arsenal-i është duke bërë gjithçka që ta kompletojë transferimin e Ceballos./arbresh.info.
Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbete...
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...