Real Madrid e ka konfirmuar dominimin ndërkombëtar, duke shtuar edhe një tjetër trofe prestigjioz në koleksionin e tij.
Skuadra spanjolle e ka fituar Kupën Interkontinentale pasi ka mposhtur skuadrën meksikane Pachuca, duke siguruar fitore me rezultat 3-0 në finalen e zhvilluar të mërkurën në Lusail.
Ndeshja ka filluar e ekuilibruar, me të dy skuadrat që kanë shfaqur ambicie për të kontrolluar lojën. Megjithatë, me kalimin e minutave, Real Madrid ka shtrirë dominimin.
Goli i parë ka ardhur në minutën e tridhjetë e shtatë, kur Kylian Mbappe ka realizuar nga afërsia pas një pasimi të saktë të Vinícius Junior.
Pjesa e parë ka përfunduar me avantazhin minimal 1-0 për skuadrën spanjolle.
Në pjesën e dytë, Real Madrid ka vazhduar presionin dhe në minutën e pesëdhjetë e tretë, Rodrygo ka dyfishuar epërsinë me një gjuajtje të fortë nga distanca, duke mposhtur portierin e Pachuca.
Fitorja është vulosur në minutën e tetëdhjetë e katërt, kur Vinícius Junior ka realizuar nga pika e bardhë e penalltisë, duke çuar rezultatin përfundimtar në 3-0./rtk
Kancelari gjerman thirrje për një BE më vetëbesuese: Tregu y...
Klubi i Serie A synon transferimin e Mërgim Vojvodës
Zyra e Presidentes: Ftesa drejtuar BE-së për vëzhgimin ndërk...
KFOR rrit gatishmërinë me stërvitje në Pejë
Dogana e Kosovës sekuestron mbi 3 mijë e 400 adapterë të fal...
Thirrjet fyese në protestë, Rama: Nëse ky është vizioni juaj...