Ish mbrojtësi i Bayern Munich, Willy Sagnol ka thënë se Real Madrid dëshiron të transferojë mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba dhe vet lojtari dëshiron që transferimi të funksionoi.
Pogba është i lidhur me disa gjigantë evropianë si PSG, Inter e Juventus, por “Los Blancos” janë duke prirë garën, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se Pogba ka admirim të madh për Zinedine Zidane, andaj dëshiron të luaj nën urdhrat e teknikut francez.

Edhe Sagnol beson se francezi dëshiron të transferohet në “Santiago Bernabeu”.
“Të gjitha kushtet janë pranuar. Shpresoj të shohim Pogba-n e Francës dhe jo të Manchester-it. Real Madrid e dëshiron Pogba-n dhe ai do kalimin te Madrid”.
“United duhet të heq çmimin e lartë dhe të pranojë paratë, pra mendoj se ka mbaruar”, theksoi ai.
Kontrata e Pogba-s në verë të vitit 2021, kurse kartoni i tij është 100 milionë euro./arbresh.info.
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...