Erlind Haaland verën tjetër do të ketë një klauzole lirimi me vlerë prej 75 milionë euro, andaj me shumë gjasa do të largohet nda Borussia Dortmund.
Klube të mëdha Evropiane kanë shprehur interesim për shërbimet e yllit norvegjez dhe njëri ndër ta është edhe Real Madridi, ku qysh nga fillimi i afatit kalimtar veror ka shprehur interesim për kartonin e 21-vjeçarit.
Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka konfirmuar në “Twitch” se madrilenët e dëshirojnë shumë Haalandin, por kjo mbetet në dorën e lojtarit të vendos deri në muajt mars apo prill.
“Është e vërtetë që Real Madrid e do Haaland, ata kanë pasur takim me Raiolan dhe gjithçka”.
“Por, Haaland ende nuk ka vendosur, ai do e vendos të ardhmen në mars/prill pasi të sheh projektet e klubeve të interesuara”- ka thënë Romano.
Përveç Real Madridit, në garë për kartonin e norvegjezit janë klube të mëdha si Barcelona, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Liverpool, Bayern Munich dhe Juventus. /arbresh.info/
Konfiskohet një pistoletë me pesë fishekë, arrestohet 23-vje...
19-vjeçari në Ferizaj kapet duke vozitur me shpejtësi 106 km...
Muriqi pranon çmimin ‘Lojtari i Muajit’
Më shumë ministri, më pak gra ministre në qeverinë e re
Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmër...
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...