Real Madridi ka një përparësi të vogël kundër Barcelonës mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në ndeshjen kthyese kundër tyre.
Dy gjigantët e El Clasicos kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin e dytë mes tyre në kuadër të gjysmëfinales në Kupë të Mbretit, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Santiago Solarit barazoi 1 me 1 në Camp Nou në takimin e parë ku Malcom shënoi golin e barazimit për skuadrën e Barcelonës pas golit të hershëm të epërsisë nga Lucas Vazquez.
Por duke marrë parasysh përparësinë që jep goli si mysafirë, Madridit i duhet vetëm të mbajë portën e pastër për të vazhduar tutje në finale për herë të parë që nga sezoni 2014 për t’i dhënë fund njëkohësisht periudhës dominuese me katër titujve rresht të fituar nga gjiganti katalunas.
Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Santiago Bernabeu dhe fillon në ora 21:00./arbresh.info/
Real Madrid: Navas, Carvajal, Varane, Ramos, Reguilon, Casemiro, Kroos, Modric, Lucas Vazquez, Vinicius, Benzema.
Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Lenglet, Piqué, Jordi Alba; Rakitic, Busquets, Sergi Roberto; Messi, Luis Suárez dhe Dembelé.
Haga kërkoi 180 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: ...
Njohësit e drejtësisë: Kërkesa nga Haga, në kundërshtim me l...
Tash e dy javë nga rënia e telit të rrymës në Rrugën C, ende...
Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 ...
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...