Real Madrid arrin marrëveshje me Tchouameni

19:32 | 6 Qershor 2022
Xhejlane Haliti

Mesfushori i Monaco dhe kombëtares franceze, Aurelien Tchouameni është një hap larg transferimit të Real Madrd.

Sipas “AS”, agjenti i lojtarit, Jonathan Kebe, së fundmi ka arritur një parim marrëveshjeje me “Los Blancos”.

Shifrat dhe detajet e kontratës nuk janë bërë ende të ditura, por thuhet se ditët në vazhdim do të jetë gjithçka zyrtare.

Real Madrid poashtu janë jashtë garës për Pogban pasi objektivi i tyre është Tchouameni.

 

Shpërndaje në rrjete sociale