KF Sharri reagon pasi Lepenci publikoi vendimin e Komisionit të Garave që ndeshja të regjistrohet me rezultat zyrtar 3-0 për Lepencin.
Gjatë ditës së sotme Lepenci ka njoftuar se ndeshja është fituar me rezultat 3-0 në tavolinë, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa ky është reagimi i plotë i skuadrës së Sharrit, në rrjetin social Facebook:
“Komisioni disiplinor pran FFK-ës pas ndeshjes kampionale të Ligës së dytë së Kosovës ndermjet Sharrit dhe Lepencit, paska marur një vendim tendencioz, amatoresk: ende pa u bërë 24orë nga ndeshja mes Sharrit dhe Lepencit.
Ka dënuar klubin e FC SHARRI me rezultat zyrtar 0-3 në favor të KF Lepencit.
Miq të dashur sipas rregullores së garave pran komisionit disiplinor, asnjë akter nuk mund ti shqiptohet dënim mbrenda 48 oreve, pa u marrë deklerata e aktereve.
Shikoni mirë nenet 28.32,48,97!
Akteret në fjal pas perfundimit të ndeshjes nuk jan marrë fare në pytje nga vëzhguesi apo delegati i ndeshjes, per raport shtes.
Në keto nene që po i publikoj do ta shikoni të vërtetën, dhe do të bindeni për tendencen e FFK -ës karshi Sharrit.
Klubi i FC Sharrit do apeloj meniher në shkallën e dytë të komisionit disiplinor të garave për këtë gabim amatoresk.
Pres nga FFK ta shfuqizon ketë dënim neser ndaj Klubit, që është shumë i njëanshëm”, thuhet nw njoftimin e Sharrit”, thuhet në njoftimin e klubit nga Hani i Elezit, KF Sharri.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...