Llapi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë ndaj Dukagjinit në Klinë.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina është ndalur me rezultat 1-1, shkruan Arbresh.info.
Llapi pati epërsinë deri në minutën e 66-të, kur barazoi Ardin Dallku.
Pas ndeshjes i pari i Llapit, Beqir Batatina reagoi ashpër në rrjetin social Facebook ku akuzoi FFK-në, pas këtij barazimi.
“Turp ju qoftë… Është mirë me na tregu cilën skuadër doni ta bëni kampion. A ka drejtësi oj FFK?”, shkruan Batatina në Facebook.
Kujtojmë se pas këtij barazimi skuadra e Llapit ka 55 pikë dhe ndodhet në pozitën e tretë.
Ballkani është lider me 59 pikë kurse Drita është e dyta me 57 pikë./Arbresh.info/
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...