Kemi hyrë në ditën e fundit të periudhës kalimtare në ligën NBA, ku mezi pritet të arrihet marrëveshja mes New Orleans Pelicans dhe LA Lakers për Anthony Davis.
Dhe ndërkohë që duket se negociatat kanë ngecur për shkak se Pelicans kërkojnë shumë, Dallas Mavericks dhe Sacramento Kings kanë realizuar shkëmbimin e lojtarëve në mes të ndeshjeve së tyre të mbrëmshme. Mavericks gjersa po zhvillonin ndeshjen me Charlotte Hornets pranoi se Harrison Barnes do të shkojë në drejtim të Sacramentos në këmbim të Zach Randolph dhe Justin Jacksonit.
Kjo ka bërë që të reagojë edhe super ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, i cili kritikoi klubet për shit-blerjen e lojtarëve në këtë formë.
“Unë mendoj se kjo nuk është në rregull. Ata e shkëmbyen lojtarët duke luajtur basketboll, ata nuk kishin asnjë ide”, shkroi James në llogarinë personale në Instagram.
Nuk ishte shkëmbimi i vetëm i mbrëmjes së kaluar. Për më tepër, të dy klubet bënë një tjetër. Kings morën pjesë në shkëmbimin e tre ku trasnferuan Alec Burke nga Cleveland Cavaliersi gjersa ky i fundit transferoi Brandon Knight dhe Marquese Chriss nga Houston.
Ndryshe, afati kalimtar i janarit në basketbollin amerikan përfundon gjatë ditës së sotme dhe priten shumë lëvizje në ekipe.
Izraeli lëshon urdhër evakuimi për banorët në Libanin jugor
Raketat iraniane godasin Tel Avivin, ndërtesa të dëmtuara dh...
Real Madridi apelon për kartonin e kuq të Federico Valverdes...
Varroset sot në Gjilan, 17-vjeçari që vdiq tragjikisht në Gj...
Shpërthime në Bejrut dhe sirena në Bahrein, sulme gjatë natë...
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes