Flamurtari sot (e diele) ra në Ligën e Parë ngase u renditët në pozitën e tetë në tabelë.
Me humbjen në shtëpi ndaj Gjilanit dhe fitoren e Trepçës ’89 dhe Drenicës, skuadra “Kuq e Zi” bie nga Superliga, shkruan portali arbresh.info.
Mirëpo, pas ndeshjes skuadra e Flamurtarit ka akuzuar klubet e tjera, duke thënë se i kanë shitur ndeshjet duke fituar para të shumtë.
“Faleminderit të gjithë ata që kan suportuar dhe përkrahur KF FLAMURTARI edhe këtë pjesë të dytë të superligës.
Loja kundër Gjilanit jo e leht për tu fituar kur aty ka dhe refer të shitur, pa harruar disa nga klubet e tjera qe sot kan fituar shuma të mëdha parash për të mos fituar pikë, këtë betej e humbëm duke luftuar me të gjitha mundësit që kemi.
Ne si klub kemi luftuar shumë, por me të drejt apo pa të drejt ne sot u perballëm me këtë situat të vështirë e cila na ka forcuar edhe më shumë”, ka shkruar faqja zyrtare e Flamurtarit në Facebook.
https://www.facebook.com/kfflamurtari.official/photos/a.445603868845482/4114932365245929/?type=3&theater
Pos Flamurtarit, nga Superliga kanë rënë edhe Vushtrria, Ferizaji dhe Dukagjini.
Ndërsa, Besa dhe Arbëria sezonin e ardhshëm do jenë në Superligën e Kosovës./arbresh.info.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...