Shqipëria luajti me rezultat baras 0-0 ndaj Serbisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës të vitit 2026.
Ndeshja nuk kaloi pa tensione ku pati disa ndërprerje të vogla, por kaloi qetë, shkruan Arbresh.info.
Federata e Futbollit të Serbisë, dy ditë pas ndeshjes ka reaguar përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale.
Ata kanë falënderuar FSHF gjithashtu kanë dënuar sjelljet e tifozëve shqiptar në stadium.
POSTIMI I PLOTË PA NDËRHYRJE:
Futbolli në Tiranë përjetoi humbjen më të madhe – në tribuna të Stadiumit Kombëtar
Dëshirojmë të theksojmë faktin se e gjithë ekspedita e Federatës së Futbollit të Serbisë, nga minuta e parë e deri në atë të fundit të qëndrimit në kryeqytetin shqiptar, është pritur në mënyrë të shkëlqyer nga Federata e Futbollit të Shqipërisë dhe presidenti Armand Duka. Që nga pritja në aeroport deri te largimi nga Tirana, ndjemë respekt dhe kujdes
Fatkeqësisht, skenat nga tribuna që bota e futbollit nuk dëshiron t’i shohë, skena me të cilat UEFA përmes trupave dhe rregulloreve të saj po lufton për vite me radhë, hodhën një njollë të madhe mbi atë që ndodhi në mënyrë të drejtë dhe korrekte në fushë
Federata e Futbollit të Serbisë dënon ashpër shpërthimet politike të urrejtjes përmes formave të ndryshme të provokimeve dhe brohoritjeve të turpshme në mbështetje të organizatave terroriste dhe thirrjeve për krime të reja
Kur fjalët nuk mjaftuan, erdhi edhe rrezikimi fizik i futbollistëve tanë. Nga tribuna u hodhën monedha, gota dhe shishe të mbushura, në disa raste gjyqtari italian ndërpreu ndeshjen, u dëgjua edhe spikeri zyrtar i stadiumit, por gjithçka pa rezultat. Pamjet e turpshme që filluan me fishkëllima ndaj himneve, e vazhduan me brohoritje skandaloze dhe goditje ndaj lojtarëve serbë, jo vetëm që cenojnë shpirtin sportiv dhe atmosferën e fair-play-t, por edhe shkelin drejtpërdrejt parimet e respektit dhe tolerancës ndërkombëtare që futbolli duhet t’i promovojë.
Duke falënderuar Federatën e Futbollit të Shqipërisë për mikpritjen dhe pritjen e mirë gjatë qëndrimit në Tiranë, ne dënojmë gjithçka që është dëgjuar dhe parë nga tribuna e Stadiumit Kombëtar.
Kurti në radion e shqiptarëve në Zvicër: LDK më refuzoi, pas...
Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria, në solidaritet të plotë m...
Bota e dënon sulmin vdekjeprurës në plazhin australian
Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’
Ballkani mposht Prishtinën dhe forcon kreun, derbi në Gjilan...
Abdixhiku publikon fotografi nga tubimi në Zvicër: Të fala n...