Gjatë ditës së sotme, Feronikeli ’74 ka njoftuar se është tërhequr nga garat.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ata kanë njoftuar largimin si dhe u kanë bërë thirrje prokurorisë që të nisin hetimet ndaj gjyqtarëve, shkruan Arbresh.info.
LEXO EDHE:
Pas këtij lajmi skuadra e parë që ka reaguar është kampioni i Kosovës në fuqi, Ballkani.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ata kanë bërë apel tek Federata e Futbollit të Kosovës të ndërmerren masa në referim.
“Ne si klub kampion e që i kemi dhënë shumë futbollit të Kosovës, bëjmë apel tek Federata e Futbollit të Kosovës që të ndërmerren masa progresive në referim, pasi kjo që sot po ndodh me Feronikelin, nesër mund të ndodh me ne apo klubet tjera kosovare”, shkruhet ndër të tjera në reagimin e tyre.
Ndërkohë nga FFK-ja nuk ka ardhur ende ndonjë reagim zyrtar sa i përket kësaj çështje./Arbresh.info
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...