Trajneri legjendar i “Djajve të Kuq” dukej i shkatërruar derisa skuadra e tij ishte në disavantazh prej dy golave kundër rivalit lokal.
Fytyra e Sir Alex Ferguson tregon qartë se ndihej i shkatërruar në pjesën e parë të ndeshjes ndërmjet dy gjigantëve Manchester City – Manchester United, transmeton portali arbresh.info. “Djajtë e Kuq” pësuan dy gola të shpejtë nga City i Guardiolas që u tregua superior brenda pjesës së parë të ndeshjes së sotme (e shtunë) në kuadër të xhiros së 33-të në Premierë Ligë.

Kur Sir Alex Ferguson ishte në detyrë te klubi në Old Trafford, ata ishin thuajse të pamposhtur, veçanërisht në sezonet e tij të para në Premierë Ligë. Por, që nga pensioni i tij në vitin 2013, skuadra ka pasur probleme duke siguruar vetëm një herë titullin pavarësisht investimeve të mëdha me arritjen e Jose Mourinhos.
Vincent Kompany realizoi me kokë golin e epërsisë, ndërsa vetëm gjashtë minutave më vonë Ilkay Gundogan dyfishoi shifrat duke shënuar për 2 me 0.
Në rast rezultat i ndeshjes përfundon në favor të Manchester Cityt, atëherë “Qytetarët” do të shpallen kampion të Premierë Ligës./arbresh.info/
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...