Reagimi i ‘çmendur’ i Wengerit, pas humbjes së rastit nga Lacazette në minutën e fundit

17:50 | 10 Shkurt 2018
Arbresh.info

Arsenali kishte mundësin e artë për ta barazuar rezultatin ndaj Tottenhamit, në minutën e fundit të ndeshjes nëpërmjet, Alexandre Lacazette.

Sulmuesi francez nuk e shfrytëzoi mundësin e ‘artë’ për ta barazuar rezultatin në 1 me 1, kur doli i vetëm para portierit Hugo Lloris, pas një pasimi të bukur të Iwobit.

Lacazette u transferua këtë sezon në Emirates Stadium nga Lyoni për shumën e 50 milionë funteve, dhe filloi sezonin në formë shumë të mirë duke shënuar në debutimin e tij në Premierligë.

Por, forma e francezit lë për të dëshiruar në muajt e fundit dhe goli i tij i fundit është në fillim të muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Ai kishte një mundësi të mirë për të kthyer mbështetjen e tifozëve të Arsenalit, sot gjatë derbit të Londrës së veriut kur doli i vetëm para Hugo Llorisit.

Tottenhami dominoi takimin dhe kishte raste të shumta për të mbyllur takimin pas golit të Harry Kane, në minutën e 49.

Por, për fat të mirë të skuadrës së Maurico Pochettinos, goditja e Lacazettes përfundoi pranë shtyllës së portës së Llorisit. Pas këtij aksioni takimi u mbyll nga gjyqtari Anthony Taylor. /arbresh.info/

Të ngjashme