Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashica, është ankuar për kushtet e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, pas barazimit me Bullgarinë.
Mbrëmë, Kosova barazoi me rezultat 1:1 në ndeshjen kundër Bullgarisë, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kjo ishte ndeshja e parë për Kosovën në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020, raporton Gazeta Express.
Fillimisht, bullgarët kaluan në epërsi në minutën e 39-të të ndeshjes, përmes golit të shënuar nga Vasil Bozhikov. Mirëpo, në minutën e 61-të, Arbër Zeneli e barazoi rezultatin me një supergol.
“Dardanët” kishin shumë raste për ta shënuar golin e fitores në këtë ndeshje, mirëpo djelmoshat e Bernard Challandes nuk e arritën këtë qëllim. Ylli i Werder Bremenit, Milot Rashica, i pati katër raste të mira gjatë ndeshjes, mirëpo nuk arriti t’i konkretizojë asnjërën nga to.
Në disa raste të mira, futbollistët e Kosovës nuk i arrinin topat e pasuar nga bashkëlojtarët e tyre për shkak të rrëshqisnin në fushë e nganjëherë nuk arrinin të godisnin saktësisht. Tani, Rashica ka treguar pse ndodhte një gjë e tillë.
“Me këto këpucë kam luajtur qe 10 ndeshje në Bundesligë, fusha ishte pak e lagtë, bari ka qenë pak i madh, por prapë kjo nuk është arsye pse nuk e kemi fituar lojën” ka thënë Rashica në një intervistë për Supersport, pas ndeshjes së mbrëmshme.
“I kam thumbat e këpucëve thuajse sikur të mbrojtësve dhe nuk ka më të mëdhenj, megjithatë edhe bari ishte pakëz i madh”. Kosova tani radhitet në pozitën e tretë në tabelën e Grupit A për kualifikim në Kampionatin Evropian, megjithatë me një ndeshje më pak të zhvilluar se Anglia e Bullgaria që radhiten para Kosovës.
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...