Milot Rashica brenda disa ditëve pritet të bëhet me skuadër të re.
Sulmuesi kosovar prej kohësh kërkohet nga shumë skuadra, por ende nuk ka ardhur oferta e duhur te Werder Bremeni për të.
Edhe pse spekulohej për një kalim të mundshëm te RB Leipzig, një gjë e tillë është mohuar nga gazetari i specializuar për transferime, Fabrizio Romano.
“Milot Rashica nuk ka pasur kurrë ndonjë marrëveshje për t’u bashkuar me RB Leipzig”, ka shkruar Romano.
Ai ka treguar se ka ardhur një ofertë zyrtare nga Aston Villa prej 18 milionë eurove për lojtarin.
“Aston Villa ka bërë një ofertë zyrtare për të nënshkruar me anësorin e ri sipas asaj që ka raportuar Bild Sport”.
“Rashica dëshiron të luaj në Ligën Premier. Bisedimet po vazhdojnë”, thuhet në shkrimin e Romanos.
Gjithnjë sipas asaj që ka raportuar Bild, klubi anglez i ka bërë ofertë zyrtare Werderit prej 18 milionë euro për kosovarin.
Gjithsesi bisedimet mes dy skuadrave po vazhdojnë, edhe pse Werder pretendon të fitojë 25 milionë euro nga shitja e Rashicës.
Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...
Rritet çmimi i naftës në Kosovë